fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

3 arsye pse nuk duhet të gënjeni në intervista të punës?

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Përtej vrasjes së ndërgjegjes dhe pandershmërisë, gënjeshtrat në intervistat e punës kanë pasoja afatgjata që mund t’ju përcjellin për shumë kohë. Mund ta fitoni një vend pune dhe pa gënjyer, sepse vetë dëshira për të punuar herët e vonë do t’ju shpërblehet. Prandaj, të gënjyerit gjatë intervistave të punës nuk është asnjëherë ide e mirë.

Pse intervistuesit gënjejnë?

Janë një numër arsyesh që i shtyjnë kandidatët që të gënjejnë në intervistën e punës, disa më të lehta e disa më të rënda, por në fund të fundit gënjeshtra mbeten.

Për ta fituar simpatinë e panelit ose punëdhënësit

Disa kandidatë gënjejnë në lidhje me arritjet e tyre, në mënyrë që ta fitojnë respektin e intervistuesve. Shembull, dikush mund të thotë: “Në kohën sa isha menaxher në X kompaninë, kompania pati kursyer prej 80%, e të mos flasim për gjenerimin e të ardhurave.”

Ata tentojnë që të paraqesin një tregim të pavërtetë në lidhje me atë se sa shumë kanë dhënë rezultate në punën e kaluar dhe të njëjtën do ta bëjnë edhe në këtë kompani. Qëllimi i tyre është që t’i “hipnotizojnë” rekruterët dhe t’i punësojnë.

Për t’i justifikuar hendeqet e gjata në CV

Ka disa kandidatë që për kohë të gjata nuk kanë qenë të punësuar dhe kjo normalisht që ju shfaqet në CV. Nganjëherë këto pauza janë aq të gjata sa ua tërheqin vëmendjen edhe të intervistuesve. E, për ta arsyetuar këtë, kandidatët përpiqen të gënjejnë rreth kësaj kohe.

Disa njerëz thonë që janë kujdesur për dikë të sëmurë në shtëpi, disa të tjerë thonë që kanë bërë diçka vullnetare. Nuk duhet që të gënjeni as për këtë, veçanërisht nëse e keni lënë për arsye personale. Në fakt, nuk preferohet as që të shpjegohet në detaje arsyeja. Thjesht thoni që keni bërë pushim për arsye personale.

Gënjeni që dini kur në të vërtetë nuk i dini

Kjo kjo ndodhë sidomos për rolet teknike. Kur intervistuesit i pyesin disa kandidatë në lidhje me disa detyra a do të jenë në gjendje t’i bëjnë, këta të fundit menjëherë e pohojnë dhe thonë që janë në gjendje ta bëjnë. Por e vërteta është ndryshe, sepse ata duan thjesht ta fitojnë atë vend pune.

Mbase e keni dëgjuar shprehjen që nuk duhet të thoni asnjëherë që nuk dini të bëni diçka, por mendoni për pasojat, nëse rekruteri e kupton që patët gënjyer! Më e pakta është që mund ta humbisni atë vend pune. Nuk është turp që të thoni se nuk dini të bëni diçka, në vend të kësaj pse të mos thoni që e keni aftësinë t’i mësoni gjërat shpejt dhe jeni shumë të interesuar për gjëra të reja?

Pse nuk duhet të gënjeni?

Mund të mos i arrini pritshmëritë e punëdhënësit

Mund ta fitoni një pozitë, sepse i keni bindur intervistuesit që jeni plotësisht i përgatitur dhe gati për t’i bërë të gjitha. Punëdhënësi në këtë rast pret që të keni paraqitje të shkëlqyeshme, sepse kështu i keni thënë edhe vet. Por, në momentin që punët ju janë lëshuar në dorë gjërat kanë ndryshuar, nuk keni qenë në gjendje t’i kryeni detyrat edhe atë mezi me ndihmën e dikujt.

Pasojat janë që punëdhënësi do ta kuptojë që keni shumë mangësi e do të ndihet i mashtruar.

Shfaqni mungesë të vetëbesimit

Gënjejnë ata persona që nuk janë të sigurt në atë që mund të ofrojnë. Nëse vërtetë besoni në veten dhe kapacitetin që e keni ndërtuar gjatë kohës, nuk keni asgjë për të fshehur. Sepse, për shumë vite me radhë keni mësuar nga përvoja dhe gabimet. Kjo do të thotë që keni hulumtuar aq shumë në atë fushë që e mbuloni sa që jeni bërë mjeshtër të asaj fushe.

Dështoni në kontrollin e historikut tuaj

Kompanitë nuk e kanë pasur asnjëherë më të lehtë që të që t’i kontrollojnë pohimet e kandidatëve nëse janë të vërteta. Me një numër kaq të madh rrjetesh sociale, është pothuajse e pamundur që një punonjës të fshihet plotësisht.

Plus, që nuk duhet ta harroni asnjëherë që punëdhënësit mund të kenë miq në kompanitë e ndryshme të vendit dhe mund të marrin informacione nga ta.

Sipas Wall Street Journal, 34% e aplikantëve gënjejnë rreth përvojës, edukimi dhe aftësisë për të përformuar në funksionet esenciale.

Si përfundim, sinqeriteti do të vlerësohet përherë. Nëse me të nuk e fitoni një vend pune, në punën e radhës do të jeni në gjendje të qëndroni pa frikë dhe më një gatishmëri të madh që të ndihmoheni për gjërat që keni pranuar që nuk i dini.


Etiketa: Interviste pune

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Pse nuk duhet të pimë ujë çezme?

1 orë më parë
Per Jete

Çka i mungon banjës suaj që nuk iu pëlqen kurrë

2 orë më parë
Per Jete

Nëse shtoni këtë vaj në shampo, flokët do të fillojnë të rriten si kurrë më parë

2 orë më parë
Per Jete

Para ndarjes, merrni parasysh gjithë gjërat e kësaj liste

3 orë më parë
Per Jete

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

5 orë më parë
Per Jete

Mënyra e lehtë dhe e lirë për të pastruar jorganin tuaj pa e vendosur në lavatriçe

6 orë më parë
Postimi tjetër

Bella Hadid flet sërish për betejën me shëndetin mendor

Shenjat e zodiakut që vështirë mund të lëndohen

Pasi surprizoi Trixën në “BBV”, Albërije Hadërgjonajt i ndodh e papritura në Instagram

TË FUNDIT

Makarona me mish të grirë

3 minuta më parë

Padyshim që Italia është atdheu i makaronave. Spaghetti-it e famshme me shijen e tyre tunduese kanë magjepsur gjithë botën. E...

Bonarti ndanë imazhet më të mira me Festën

18 minuta më parë

Bonart Ajvazi është menaxheri i këngëtarit të njohur, Yll Limanit. Ai më herët nuk ka qenë i përfolur në mediat...

Bertan Asllani dhe mustaqet e tij

34 minuta më parë

Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani tashmë që një kohë është pjesë e kinematografisë turke. Madje, edhe paraqitja e jashtme e tij...

Arbana Osmani vazhdon të postojë imazhe nga pushimet luksoze

48 minuta më parë

Arabana Osmani para pak ditësh filloi pushimet në Greqi, bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët. Ajo nga atje po sjell imazhe...

Pse nuk duhet të pimë ujë çezme?

1 orë më parë

Shumë prej nesh kanë dëgjuar se nuk duhet të pimë ujë rubineti. Por jo shumë njerëz e dinë në fakt...

Ndjekësit kur i shohin të pasmet e Kallashit thonë “mashallah”

1 orë më parë

Kallashi nuk është se po poston shpesh imazhe në Instagam, mirëpo sa herë që poston rikthehet vëmendje tek ajo. Momentalisht...

MË TË LEXUARAT

Gjystja ndan momentin duke u depiluar

Vdes 20-vjeçarja nga Rahoveci, ishte aksidentuar para 8 ditësh

Kurti kthehet në Kosovë, ka një lajm edhe për mëgimtarët

9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Robert Berisha “rikthehet” në konvikt pas izolimit nga coronavirusi, kësaj radhe për çfarë?

Rusia i quan trillime masakrat në fshatin Reçak dhe Bucha

Beatrix Ramosaj thumbon publikisht Semin

Arjola Demiri e indinjuar: Më pyesin vetëm për shtëpinë, as nuk përshëndesin

Ilaçi i HIV mund të ofrojë ‘ndërhyrje të hershme’ për humbjen e hershme të kujtesës

Dafina i bënë suprizën e ditëlindjes muaj më parë të dashurit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint