Ndërsa “X Factor Albania” ka nisur audicionet në të gjithë Shqipërinë dhe ka nisur kështu rrugëtimin e një sezoni të ri, shumë vite pas të fundit, ato që kanë tërhequr vëmendjen e publikut duket se janë emrat e mundshëm të jurisë.
Deri më tani, 3 janë më të përmendurit: Ylli Limani, Arilena Ara dhe Bleona, megjithatë duket se në “miks” janë edhe emra të tjerë, krejtësisht surprizë.
Këtë na e ka bërë me dije vetë Alketa Vejsiu, e cila në fakt ka pyetur publikun në lidhje me këto emra, që lidhjen me muzikën jo edhe aq të drejtpërdrejtë, por gjithsesi të fortë.
Po flasim për Adi Krastën, Klaudia Pepën dhe Ermal Mamqin, me njërin prej këtyre emrave që me gjasë do të jetë anëtari i katërt i jusrisë, ose ose jo, të gjithëmund të bëhen pjesë, teksa s’na mbetet gjë tjetër vecse të presim nisjen e spektaklit.
