Arthur C. Brook është autor i disa librave, por njëherësh edhe pedagog i lëndës së lumturisë në Univeristetin e Harvardit. Në librin e tij të fundit me bashkëautore, Oprah Winfrey, dyshja shpjegojnë se qëllimi në jetë nuk duhet të jetë arritja e lumturisë, por përpjekja për ta gjetur atë. Lumturia sipas ekspertëve nuk është një destinacion, por një qëllim që duhet ta synoni.
Nuk është thjesht: “Shko bëhu i lumtur”. Kjo është shumë e përgjithshme,” u shpreh Brooks në një episod të podkastit “Ten percent happier with Dan Harris”. “Unë flas për pjesët më të vogla, pra makronutrientët e lumturisë.”
Njerëzit e lumtur gëzojnë jetën e tyre! Ata marrin shumë kënaqësi në aktivitetet e tyre dhe kanë një ndjenjë kuptimi për gjithçka që i rrethon duke nisur edhe nga ushqimet e pasura me karbohidrate apo proteina, që ata i shijojnë aq shumë.
-3 “nën pjesët e lumturisë”
–Gëzimi
-Kënaqësi
-Qëllimi
#1 Gëzimi
Njerëzit shpesh mendojnë se gëzimi është thjesht një gjendje dhe ndjekja e vazhdueshme e saj është një tentativë e tmerrshme për t’u ndjerë të plotësuar në jetë. Ajo që duhet të bëni, nuk është të hiqni qafe burimet e kënaqësisë, por të shtoni gjërat që ju japin kënaqësi.
#2 Kënaqësi
Kënaqësia është gëzimi dhe shpërblimi që merrni pasi luftoni për diçka. Ne si njerëz, duhet të luftojmë, të përpiqemi, të sakrifikojmë sepse vetëm kështu gjërat në jetë bëhen më të vlefshme dhe ne ndjejmë realisht rëndësinë e tyre. Kjo ndryshe quhet kënaqësi!
#3 Qëllimi
Qëllimi është një ndjenjë e tipit se jeta juaj ka kuptim për një gjë të caktuar. Mund të jetë familja, karriera, shoqëria, çdo qasje është individuale mjafton që të jetë qëllim për t’u arritur dhe për t’u ndjerë të përmbushur dhe të lumtur.