Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

3 metodat e vetme që fshijnë çdo njollë të vështirë nga mobiljet e drurit

nga Revista Kosovarja

Pastrimi i shtëpisë nuk është aq i thjeshtë sa mendoni, sidomos kur bëhet fjalë për pastrimin e njollave mbi sipërfaqet e drurit.

Mbi artikull

Këtu i keni disa truke interesante që do ju shndërrojnë në një super zonjë shtëpie. Janë shumë ekonomike dhe efektive. Ja për çfarë bëhet fjalë :

Uthull vere dhe vaj ulliri: Shtoni në një enë të dy lëngjet në masë të barabartë dhe përzijini me një lugë druri. Më pas merrni një peshqir pambuku dhe fërkoni sipërfaqen e drunjtë dhe lëreni të pushojë për një orë. Kaloni sërish një leckë të thatë. Rezultati do të duket menjëherë.

Majoneza: Nëse doni të hiqni njollat e ujit mbi sipërfaqen e drurit shtoni pak majonezë dhe lëreni të thahet. Më pas pastrojeni me një sfungjer të butë derisa njolla të hiqet plotësisht.

Moneytizer Paragrafi 4

Vazelina: Vazelina gjend vend kudo. Nëse mobiljet tuaja janë gërvishtur, atëherë përdoreni. Lyeni zonën e dëmtuar me vazelinë të shkrirë dhe më pas fërkojeni me një napë. Shtresa yndyrore e vazelinës i jep shkëlqim mobiljeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]