Sezoni i tretë i “Për’puthen” pritet të fillojë së shpejti.
Përgatitjet për edicionin e ri tashmë kanë filluar dhe janë bërë edhe zgjedhjet e para të konkurrentëve.
Në një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, autorja e programit, Olsa Muhameti, ka zbuluar disa detaje.
Ajo ka zbuluar se tashmë janë zgjedhur konkurrentët e parë që do të futen në studio.
“Tashmë 3 vajza janë vendosur dhe 11 djem. Edhe pak ditë audicione do të vendosin përfundimisht kasting-un e ri të “Për’puthen”.
Tutje Olsa zbuloi se studio e programit do të jetë po e njëjta pa ju bërë asnjë ndryshim.