Një kuzhinier 3 vjeç ka fituar miliona ndjekës në TikTok për videot e tij udhëzuese të gatimit.
Shefi i kuzhinës Ilirian Kameraj nga Great Neck, New York, ka eksperimentuar në kuzhinë me nënën e tij qëkur ishte më pak se 1 vjeç.
Që nga fillimi i pandemisë, nëna e tij Dorentina i ka kthyer përgatitjet e tij të vakteve në një shfaqje gatimi në TikTok, duke shpërndarë mijëra video të adhurueshme të Ilirianit duke bërë gjithçka, nga pula e pjekur e deri tek mishi i viçit.
Videot më të njohura të shef Ilirianit janë parë miliona herë secila.
Ai shfaqet në kuzhinë me kapelën e një shefi “Chef Ilirian” ndërsa gatuan ushqime të ndryshme.
Ai ka bërë sallatë me spinaq, spagheti dhe qofte, pica, mish qengji, byrek me kungull, gjel deti, ëmbëlsira etj.
Dashuria e Ilirian për gatimin filloi nga një video në YouTube kur prezantuesit i treguan shikuesve se si të bënin bukë, edhe Ilirian gatoi.
Ai filloi më ushqime të thjeshta, por vazhdoi rrugën e tij për të ndihmuar nënën të gatuanin pulë të pjekur.
“Ne e kemi bërë atë katër herë tashme. Atij i pëlqen ta marinojë dhe të vendosë të gjitha gjërat brenda pulës,” tha nëna e tij.
Gatimet e Ilirian filluan gjatë pandemisë me qëllim që ai të argëtohej, por Dorentina filloi të postonte videot në internet.
Dorentina tha se fëmijët mund të bëjnë shumë në kuzhinë duke theksuar se e mban të sigurt djalin e saj, larg thikave dhe mjeteve prerëse, duke përdorur një makinë prerëse në vend të tyre.
“Fëmijët janë të aftë për kaq shumë gjëra dhe shumë prindër nuk i lejojnë fëmijët të provojnë gjëra,” tha ajo.
Sigurisht, ashtu siç i pëlqen të gatuajë, nuk do të thotë që gjërat gjithmonë shkojnë normalisht në kuzhinë me një foshnjë.
Dorentina gjithashtu ka ndarë disa rrotullime të ngatërruara në kuzhinë, me Ilirian që derdh miell në flokët e tij, duke derdhur brumë dhe duke thyer vezë në banak.