Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

30 vjetori i lidhjes së miqësisë me SHBA-të

nga Revista Kosovarja

Me ftesën e Këshillit për të drejtat e Njeriut të Kongresit Amerikan dhe nën organizimin e Lidhjes shqiptaro-amerikane, nga 4 – 28 qershor 1990, delegacioni i partive politike të Kosovës dhe shoqatave për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut , të prira nga “Lidhja Demokratike e Kosovës”, e ku morën pjesë edhe intelektualë të shumtë shqiptarë nga viset e ish jugosllavisë, qendroi në një vizitë në SHBA.

Mbi artikull

Në Uashington, përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe të Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhanë dëshmi në Komisionin e Kongresit Amerikan për të Drejtat edhe Liritë e Njeriut, me ç’rast u pritën edhe nga një grup kongresmenësh dhe senatorësh nën drejtimin e Robert Dolit, kongresmen dhe nënkryetar i Partisë Republikane.

Përfaqësuesit shqiptarë, në Uashington, u pritën edhe në Departamentin e shtetit dhe në disa institucione të tjera qeveritare amerikane.

Më 28 qershor, në hotelin Sheraton, në Nju Jork, u mbajt mbrëmja e përbashkët me shqiptaro-amerkanët e organizuar nga Lidhja shqiptaro-amerikane e drejtuar nga Diogardi dhe peronalitete të njohura shqiptare në SHBA (H.Bajraktari, Xh. Xhema, O. Hoxha, F. Gashi , S. Repishti, e të tjerë), që ishin angazhuar me të madhe në mbrojtje të çështjes së Kosovës dhe në përgjithësi në procesin e transizionit pas rrënimit të Murit të Berlinit, që edhe shqiptarët t’i bashkoheshin lëvizjeve antikomuniste për ta rrënuar diktaturën komuniste në Shqipëri dhe Jugosllavi.

Moneytizer Paragrafi 4

Në Darkën madhështore të Sheratonit, ku ishin të pranishëm senatorët Tom Lentosh, Igelberger, e të tjerë, para dy mijë e sa mysafirëve, folën dr. Ibrahim Rugova, akademik Idriz Ajeti, akademik Rexhep Qosja, kolonel Tomë Berisha, Jusuf Buxhovi, Luljeta Pula-Beqiri, Veton Surroi, Hivzi Islami, Halil Matoshi, Shkëlzen Maliqi, Anton Kolaj dhe të tjerë. U theksua përcaktimi për liri, demokraci dhe pavarësi si dhe përkatësia perëndimore.

Ishin këto deponime historike të intelektualëve shqiptarë me të cilat u vu miqësia me SHBA-të, që i dha shtysën kryesore dhe vendimtare lëvizjes kombëtare nëpër të cilkën kaloi rezistenca insitucionale dhe e armatosur që solli shtetin e Kosovës dhe pavarësinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]