Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

31 të lënduar në aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, të cilat tregojnë një numër të lartë shkeljesh në komunikacion dhe raste të tjera të evidentuara.

Mbi artikull

Sipas raportit, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, por janë regjistruar 31 aksidente me të lënduar dhe 67 aksidente me dëme materiale.

Gjithashtu, janë shqiptuar 1,373 gjoba trafiku, ndërsa policia ka arrestuar 17 persona, ka vendosur në mbajtje 15 të tjerë dhe kanë ndaluar në mënyrë policore 2 persona.

Po ashtu, 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar sigurinë publike./IndeksOnline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]