Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

33 vite nga rënia e veprimtares së shquar Nurije Zekaj

nga Revista Kosovarja

Kosova dhe historia e shqiptarëve në përgjithësi numëron shumë gra e vajza që u bënë heroina të historisë shqiptare, e tillë ishte edhe Nurije Zekaj nga fshati Raushiq i komunës së Pejës e cila në moshë të re iu bashkua karvanit për Pajtimin e Gjaqeve.

Nurie Zekaj u lind më 11 mars 1967 në fshatin Raushiq.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa, të mesmen në Gjimnazin “11 Maji“ (drejtimin e pedagogjisë) në Pejë.

Nurija ishte sdudente e vitit të tretë në Degen e Pedagogjisë në Fakultetn Filozofik të Prishtinës ku humbi jetën tragjikisht me 23 prill 1990.

Moneytizer Paragrafi 4

Më 23 prill të vitit 1990 në një komplot të përgatitur nga shërbimet sekrete të shtetit të atëhershëm Jugosllav, në një aksident të orkestruar nga UDB-ja jugosllave, humbi jetën veprimtarja e shquar e çështjes kombëtare, Nurije Zekaj.

Nurije Zekaj është femra e parë e cila u bie në mend shqiptarëve sapo të kujtohet Lëvzja për Pajtimin e Gjaqeve.

Në atë botë Nurija edhe pse ishte vetëm 23 vjeçare, ishte në ballë të këtij aksioni bashkë me Anton Çetën dhe këto dy figura të shquara, njihen si simbolet e lëvizjes për pajtimin shqiptar.

Kujtojmë se në vitin 2012 Presidentja, Atifeten Jahjaga, pati dekoruar 30 personalitete në mesin e tyre edhe Nurije Zekaj, e cila mori dekoratën MEDALJA E PAQES DHE PAJTIMIT “ANTON ÇETTA” për kontributin e dhënë për paqen dhe pajtimin midis njerëzve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]