Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

33 vjeçari nga Rahoveci vdes nga Covid 19

nga Revista Kosovarja

Një 33 vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka vdekur pasi ishte i infektuar me Covid-19.

Mbi artikull

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

I ndjeri ishte i shtrirë në klinkën e Pulmologjisë në Prishtinë që nga data 7 gusht 2020.

“Po është e vërtetë, një 33 vjeçar nga Xërxa ka vdekur pasi ishte pozitiv me koronavirus. Ai ka qenë I shtrirë në klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë. Më 7 gusht i është marrë mostra kurse më 9 gusht ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Latifaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Latifaj tutje tha se edhe familjarë të tjerë të të ndjerit janë poashtu të infektuar.

“I ndjeri ka të infektuar edhe familjarë të tjerë, ndër ta është e vëllau i tij i cili poashtu është në gjendje të rëndë”, ka thënë Latifaj për Express të premten.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]