Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

36 vjeçari vdes nga koronavirusi në Prizren

nga Revista Kosovarja

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të vdekjes me koronavirus, ndër ta edhe një 36 vjeçar nga qyteti i Prizrenit.

Mbi artikull

Kështu ka bërë të ditur raporti 24 orësh i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan lajmi.net.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).”, thuhet në raport.

Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 873 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 4,371 persona të testuar dhe janë shëruar 544 pacientë.

Moneytizer Paragrafi 4

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 13,424.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]