Gjatës ditës së djeshme, rreth orës 07:00 pa shenja jetë është gjetur një femër në Mitrovicën e Veriut.
“Po viktima është femër, 38 vjeçe. Ajo është gjetur pa shenja jetë në banesën saj. Kaq mund të themi për momentin. Trupi i saj është dërguar për obduksion, dhe hetimet për këtë rast janë duke vazhduar”, ka thënë për Indeksonline, Valon Preteni, zëdhënës për informim në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
“|Rr. “Kral Petri”, Mitrovicë e Veriut 15.06.2020 – 07:00. Raportohet se në banesën e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajete e viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet mes tjerash në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës