Një nënë austriake, në vitin 2017 qe dënuar me 44 vjet burgim, pasi torturoi për vdekje djalin e saj 3- vjeçar, së bashku me të dashurin e saj.
Sipas gjykates, ajo ia mbuloi sytë me një shirit kanalesh, duke e mbyllur atë lakuriq pranë një frigoriferi për të torturuar për disa javë rresht, shkruan “Daily Mail”.
Këtë të mërkurë dënimi i saj nga 44 vjet, u shkurtua për 6 vjet.
Djali trevjeçar kishte jetuar vetëm me nënën dhe njerkun e tij për shtatë javë, kur vdiq në gusht të vitit 2014 në qytetin Oberon- Austri.
Gjykata e Apelit të mërkurën uli dënimin e saj në 38 vjet.
Gjykata konstatoi se gjyqtarja dështoi të zbatonte parimet ligjore në lidhje me depresionin dhe sëmundjen e saj mendore.
Ndaj 3- vjeçarit, u konstatua se ishte ushtruar dhunë, i ishte përplasur koka te një dollap me sy të mbyllur, duke mos e kursyer të qëndronte afër një frigoriferi .
“Gjatë asaj periudhe, 3-vjeçari iu nënshtrua episodeve të shumta të abuzimit fizik, psikologjik dhe verbal, përfundimisht, duke arritur kulmin me vdekjen e tij” tha Gjykata e Apelit.
Çifti pranoi se abuzonte rregullisht me djalin, duke vazhduar me të derisa ai ndërroi jetë.