Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

4 muaj pa Shpat Kasapin, dedikimi prekës i partneres për këngëtarin e ndjerë

nga Revista Kosovarja

Kanë kaluar katër muaj nga ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili humbi jetën pas një arresti kardiak më 26 nëntor.

Mbi artikull

Partnerja e tij, Selvije Jao, ka ndarë në rrjetin social Instagram një moment emocional, duke publikuar një foto ku artisti shfaqet pranë djalit të tyre. Krahas imazhit, ajo ka shkruar një mesazh prekës në kujtim të tij:

“Për botën ishe ylli i skenës, por për Roelin bota ishe vetëm ti! 4 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona. Na mungon çdo sekondë Shpat”.

Kujtohet se Shpat Kasapi ndërroi jetë në Itali, ku ndodhej së bashku me familjen për trajtimin mjekësor të djalit të tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjatë karrierës së tij artistike, ai u bë një emër i njohur i muzikës shqiptare, duke marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe duke sjellë projekte që u pritën mirë nga publiku. Edhe në vitet e fundit, ai mbeti aktiv në skenë, duke ruajtur lidhjen e fortë me fansat e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]