Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

4 të vdekur brenda 24 orëve nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Mbi artikull

Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.507.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]