fbpx

Trejsi e injoron Feron që dikur bashkëpunuan së bashku

nga Revista Kosovarja

Modelja nga Shqipëria, Trejsi Sejdini, prej vitesh është bërë pjesë e showbizit shqiptar dhe tashmë ka fituar zemrat e publikut.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ndërkohë që nuk munguan ‘thumbat’ që hodhi në drejtim të atyre që kishte punuar me ta.

“Miss Universe Albania 2018” u vendos në një sfidë përballë reperit të famshëm Bardhi, ku dyshja duhet të zbulonin sekretet e bashkëpuntorëve të tyre ose duhet të pinin ‘shots’-in duke humbur pikë nga sfida që iu dha.

Një nga personazhet që bukuroshja duhet të zbulonte sekrete ishte reperi Fero dhe Sejdini vendosi të reagonte duke e thumbuar: “Kush është ky? Nuk e njoh”.

Kujtojmë që dyshja dikur janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, e madje Sejdini ka qenë protagoniste edhe në një nga klipet e Feros – katër vite më parë të quajtur “Gang Gang”.

Ata siç shihet tani nuk flasin dhe vërehet dukshëm se ka një hatërmbejte mes tyre.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]