95
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 407 raste të reja me Covid-19.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 1 mijë e 325 mostrave.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa është njoftuar për shërimin e 149 pacientëve.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 1 mijë e 860.