Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

41 të prekur me COVID-19 në gjendje të rëndë

nga Revista Kosovarja

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet e përgjithshme në vend po trajtohen 589 pacientë, prej të cilëve 448 kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sipas raportit të fundit të ShSKUK’së, 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.“375 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë, kurse 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 223 pacientë, 193 të konfirmuar pozitiv me virusin korona, gjersa 127 janë me oksigjeno-terapi. Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 366 pacientë, prej tyre 255 pozitivë, ndërkaq 248 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2668592396790883

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]