Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

44 vjeçari ndërron jetë pasi bie në hapësirën e ashensorit

nga Revista Kosovarja

Një 44 vjecar ka ndërruar jetë në Prishtinë pasi po punonte në njërën prej hapësirave të ashensorëve.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rasti ka ndodhur në lagjen Prishtina e re në Prishtinë, saktësisht brenda një objekti ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1976), nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës. Derisa ka qenë duke punuar ka rënë në hapësirat që lihen për lift. Objekt i pa përfunduar -në ndërtim e sipër”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovë Flora Ahmetaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]