Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

47 persona me lëndime të rënda dërgohen për shërim jashtë shtetit

nga Revista Kosovarja

Rreth 115 pacientë, të lënduar nga tragjedia në Koçan po trajtohen nëpër klinikat e vendit, 22 pacientë tashmë kanë arritur në klinikat jashtë vendit, ndërsa 6 janë në udhëtim për të arritur për shërim jashtë shtetit, ndërsa planifikohet 47 pacient gjithsej të dërgohen jashtë shtetit.

Mbi artikull

“Në klinikën e Kirurgjisë këtu ndodhen 25 pacientë, në Kirurgjinë e qytetit 24, në klinikën 8 Shtatori gjithashtu ndodhen 24, në Shtip 29 , dhe në Koçan 13. Gjithsej janë 117 pacientë, në ndërkohë jashtë shtetit janë dërguar 13 pacientë. Pacientët tonë që tani më janë dërguar për shërim, disa do jenë në Greqi, disa në Bullgari, në Turqi dhe në Serbi dhe të tjerët do të shërohen këtu”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Dy spitale private kanë vënë në dispozicion pesë automjetet e tyre për kujdes intensiv dhe për transportimin e pacientëve.

“Meqenëse këto janë djegie që mund të komplikohen, për në ditët në vijim këshilli i mjekëve mendoi se do ishte mirë që të gjithë pacientëve tu bëhej vend në Shkup, ndërsa më kritikët të dërgohen jashtë vendit. Tre pacient u dërguan në spitalin Papanikolaou në Selanik. Ka mbërritur edhe avioni nga Bullgaria atje ka 8 pacientë, pesë më kritikë dhe tre më pak kritikë”, u shpreh Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit Shëndetësor./Alsat.mk

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]