Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

48-vjeçarja ia jep veshkën djalit dhe e shpëton nga vdekja

nga Revista Kosovarja

Një nënë e ka shpëtuar djalin e saj të sëmurë rëndë duke i dhuruar një nga veshkat e saj.

Mbi artikull

Josh Houston, 25 vjeçar, u diagnostikua me një sëmundje që sulmon veshkat dhe kufizon funksionet e tyre, shkruan Mirror.

Funksioni i tij i veshkave kishte rënë në vetëm 33 përqind dhe ai u vendos në një dietë rigoroze.

Tetorin e kaluar, Josh ishte në spital kur mori një telefonatë për të thënë se ishte gjetur një veshkë nga një donator i vdekur. Por ai rezultoi pozitiv për COVID-19 ndërsa ishte në spital dhe kirurgëve iu desh të anulonin operacionin dhe veshka t’i dhurohej dikujt tjetër.

Moneytizer Paragrafi 4

Josh tani ka nisur jetë të re falë nënës sëtij Michelle Houstin, 48 vjeçare, e cila ia dha veshkën.

Nëna e tre fëmijëve, i dha veshkën djalit të saj dhjetorin e vitit të kaluar, pasi kuptoi se ishte e përshtatshme.

Të dy tani janë në shtëpi duke u rikuperuar mirë dhe trupi i Josh po i përgjigjet veshkës së tij të re.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]