fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

5 gjëra që duhet t’i bëni tani për të qenë të përgatitur për festa

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Tashmë numërimi mbrapsht ka filluar; deri në Krishtlindje kanë mbetur edhe pak ditë!

Dhe ndërsa fillimi i dhjetorit mund t’ju duket pak herët për këto gjëra, planifikimi më përpara në kohë është çelësi për të menaxhuar (dhe për t’i kaluar) festat pa stres.
Nëse jeni tip që i planifikoni gjërat, më poshtë do të lexoni se çfarë mund të bëni për t’u përgatitur për Krishtlindje.

Vendosni një buxhet

Para se të filloni të mendoni për përgatitjet tuaja për Krishtlindje, duhet të llogarisni buxhetin tuaj me mençuri. Si bëhet kjo? Mos harroni të listoni gjithçka që ju nevojitet nga ushqimet, te dekorimet, dhuratat, pulovrat e Krishtlindjeve e kështu me radhë.

Llogarisni të planifikoni sa do të shpenzoni për secilën dhe shkruani gjithçka. Duke bërë këtë do të keni një ide më të mirë se si të menaxhoni paratë tuaja dhe të evitoni të bëni shpenzime të panevojshme , shpesh të shtyra nga paniku kur afrohet dita e madhe.

Organizoni axhendën tuaj

Dhjetori është një prej muajve më impenjativë të vitit. Mes ecejakeve për dhurata, kohës së kaluar në shtëpi për të programuar festat dhe darkën e Krishtlindjeve me miq dhe kolegë, është e lehtë të harrosh gjëra. Pra, merrni laps e letër dhe shënoni në axhendë gjithçka që duhet të bëni. Përpiquni të organizoni kohën tuaj sa më mirë duke i shpërndarë aktivitet tuaja në gjithë muajin. Kështu nuk do të gjendeni në minutën e fundit para situatave dhe të blini gjëra pa i menduar.

Bëni një listë të gjërave që duhet të bëni (dhe filloni t’i blini)

Mënyra më e mirë për të kursyer kohë, mund dhe lodhje është t’i blini dhuratat e Krishtlindjeve shumë para kohe. Nëse nuk keni nisur, është momenti të bëni ca pazare Krishtlindjesh.

Për të filluar, krijoni një listë të të gjitha dhuratave që duhet të bëni dhe kërkojini në oferta. Gjurmoni blerjet më të leverdishme dhe përpiquni t’i blini të gjitha dhuratat në gjysmën e parë të dhjetorit.

Në këtë mënyrë do të evitoni stresin e dhuratave të minutës së fundit ose problemet e shpërndarjes me vonesë.

Përgatisni menunë e festave (dhe filloni të blini ato që mundeni)

Nëse do të keni të ftuar gjatë festave, si për drekën ashtu edhe për darkën, do të ishte mirë të fillonit menjëherë të mendonit për menunë.

Nëse jeni në kërkim të ideve, mund të shihni emisione gatimi, të shfletoni revista me receta ose të ndiqni këshillat e shefave më të famshëm. Pasi të keni zgjedhur menunë, shkruani recetat dhe renditni përbërësit në mënyrë që të jeni të përgatitur për Krishtlindje.

Shkruani pusullat e Krishtlindjeve

Një gjë tjetër që shpesh e bëjmë në minutën e fundit është shkruarja e pusullave për të uruar festa të lumtura.

Pra, pse të mos filloni tani? Nuk ka rëndësi nëse nuk i keni blerë ende dhuratat, thjesht shkruani gjithsesi kartolinat e urimit. Duke bërë këtë, jo vetëm që do të shmangni streset e minutës së fundit, por edhe urimet do të jen më të bukura dhe origjinale sepse do të keni më shumë kohë për t’u kushtuar atyre.


Etiketa: FestatViti i RiKrishlindjet

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Ekspertët e gjumit tregojnë disa metoda se si të parandaloni gërhitjen

17 minuta më parë
Per Jete

Një lajm i keq për ata që e përziejnë vodkën me pije energjike

4 orë më parë
Per Jete

Ky përbërës largon më shpejt gurët e gëlqeres

5 orë më parë
Per Jete

Katër materiale të cilat nuk do të duhej t’i lani me zbutës

6 orë më parë
Per Jete

Një kollë e vazhdueshme mund të dëmtojë zemrën – kur duhet të shkoni te mjeku?

7 orë më parë
Per Jete

Të vërtetat mbi jetën, që duhet t’i dije

7 orë më parë
Postimi tjetër

Si të përshtateni me orët e zgjatura pa dritë

Borrell: Vuçiq pranoi propozimin tonë, Kurti jo

A mund ta gjeni kush është mami dhe kush vajza në këto foto?

TË FUNDIT

Leo Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

3 minuta më parë

Fatkeqësitë e tërmeteve në Turqi dhe Siri janë shqetësuese për të gjithë botën dhe kjo bashkuar edhe një herë shumë...

Ekspertët e gjumit tregojnë disa metoda se si të parandaloni gërhitjen

17 minuta më parë

Gërhitja mund të jetë “vrasësi” i humorit të një martese të lumtur. Një ekspert ka zbuluar se ka disa metoda...

Linja e veshjeve të Beyonce me Adidas shënon rënie, humbin miliona euro

27 minuta më parë

Edhe pse po korr suksese me turneun botëror, superylli i muzikës Beyonce, po ‘vuan’ për shitjen e linjave të veshjeve....

Nora relaksohet me të bijën

37 minuta më parë

Nora Istrefi tregon momentet e mira që ka kaluar me të bijën. Duke qenë e përkushtuar për të, këngëtarja nuk...

Bora nostalgjike, komenti i Semit të “shkrinë”

47 minuta më parë

Mike prej kohësh, dhe të njëjtin raport vazhdojnë ta mbajnë përsëri. Me positmin e Borës në instagram , ku shprehet...

Lori shfaqet me fustan nusërie

59 minuta më parë

Lori kësaj here ka goditur me fustanin që ka përzgjedhur. Derisa shihet e rregulluar deri në detajin më të vogël,...

MË TË LEXUARAT

Këngëtari turk dhe familja e tij vdiqën nga tërmeti

Përlotet Xhuli: Nuk dua ta shoh më Atdheun

Olta ka një plan tjetër për Luizin

Pse duhet të luftojmë për t’i dhënë fund një marrëdhënieje jo të shëndetshme

Gjërat që kurrë nuk duhet t’ua thoni adoleshentëve tuaj

Prona e Kanye Westit në gjendje të shkatërruar që pas divorcit me Kim Kardashian

Pas eliminimit të Amosit, teksa Olta qante me dënes Efi mer vëmendje derisa qesh

Tërmeti në Turqi, presidentja Osmani e shpall ditën e nesërme “Ditë Zie”

Xhuli përplaset me Stresin: Ti kuptohu me gruan tënde nëse mundesh

A u bashkua Fero me Arbenitën?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist