Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

5 modelet më të bukura të unazave të fejesës të të gjitha kohërave

nga Revista Kosovarja

Ju ndoshta nuk i preferoni aksesorët, ose së paku nuk e shihni unazën si një simbol të domosdoshëm për fejesën/martesën, por sidoqoftë, përderisa jeni në këtë artikull, do të thotë se jeni ndopak kuriozë të dini 5 modelet më ikonike të të gjitha kohërave.

Mbi artikull

Solitare

Unaza “solitare” është aq ikonike sa edhe emoji i unazës është si ajo. Dizajni është relativisht i thjeshtë, që lejon gurin të fitojë gjithë vëmendjen.


Shumë gurë

Moneytizer Paragrafi 4

Adhurueset e gurëve në unazë e gjejnë veten te forma “multi-stone”, ku përzihen disa gurë për një alternativë elegante.


Aureolë

Unaza “aureolë” është zgjedhja e preferuar e atyre që adhurojnë elegancën. Unaza të tilla karakterizohen nga një gur që rrethohet nga një ose disa rreshta të tjerë me gurë më të vegjël.


Forma e lotit

Shumë gra zgjedhin të mbajnë një unazë me gurin në formën e lotit për shkak se është një dizajn i përshtatshëm për t’u mbajtur në përditshmëri.


Forma ovale

Prerjet e gurit në formë ovale zgjidhen zakonisht për ato që preferojnë një gur të madh.


Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]