Në Klinikën Infektive në Prishtinë, aktualisht janë duke u trajtuar 37 pacientë, si të diagnostifikuar me virusit COVID-19.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hotit, në mesin e 37 pacientëve me COVID-19, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore të cilët kanë nevojë për oksigjenoterapi, derisa njëri nga ta është duke u trajtuar në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive.
Njoftmi i plotë:
Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.
• 32 të sëmurë janë në gjendje stabile;
• 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.
Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.