fbpx

5 pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të lidheni me dikë pas një ndarjeje

nga Revista Kosovarja

Pavarësisht se kush i dha fund gjërave (ose nëse ishte një vendim i ndërsjellë), ju sapo keni kaluar një ndarje.

Ata që e kanë provuar ndjesinë e një ndarjeje, e dinë se sa shumë punë duhet për t’u rikthyer te vetvetja në çdo drejtim. Por, nëse jeni gati për të njohur një person të ri në jetën tuaj, duhet të keni disa gjëra parasysh dhe Logan Ury, eksperte takimesh ka disa sugjerime interesante për ju.

Më saktë, pesë pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të rilidheni me dikë, pas një ndarjeje, divorci etj.

#1 Çfarë mësova nga lidhja ime e fundit?

Tingëllon klishe (dhe shpesh vërtet e vështirë për t’u bërë), por Ury thekson se duhet të përpiqeni ta shihni ndarjen si një mundësi mësimi. Ndihmoni veten të rriteni duke reflektuar për marrëdhënien tuaj të kaluar me pyetje të tilla si: Cilat aspekte të kësaj marrëdhënieje më pëlqyen? Çfarë do të doja të bëja ndryshe në të ardhmen? A kishte flamuj të kuq në fillim që unë i injorova?

#2 Çfarë po kërkoj?

Filloni të tregoheni të sinqertë me veten dhe atë se çfarë doni! Nuk ka një përgjigje të vetme për pyetjen se çfarë dëshironi, por gjëja më e rëndësishme është të jeni të hapur me partnerët e mundshëm, kjo për t’i kursyer kohë dhe dhimbje vetes gjatë rrugës.

#3 A kam kohë dhe energji për një marrëdhënie?

Takimet apo njohjet kërkojnë kohë dhe siç thotë Ury, “Të jesh gati për një marrëdhënie do të thotë të jesh i/e gatshme t’i japësh dikujt kohë dhe vëmendje”. Nëse i keni këto faktorë, atëherë mund të jeni gati për një lidhje.

#4 A jam gati t’i përkushtohem identitetit tim të ri njohës/e?

“Ne të gjithë kemi identitete të ndryshme: vajza, shoqja, fansja e dikujt, shoku, kolegu etj,” thotë Ury. Ne veprojmë ndryshe në varësi të cilit prej këtyre identiteteve zgjedhim në momente të caktuara. Por, nëse e keni ndarë mendjen se do të shijoni një romancë të re pas ndarjes, atëherë ju duhet t’i thoni vetes se jeni duke kërkuar një dashuri të re.

#5 A do të jem i/e ndjeshme me veten teksa “lundroj” në këtë kapitull të ri?

Takimi pas një ndarjeje, pavarësisht se sa i drejtë ishte, është shpesh i vështirë. Terapistja tregon se më shumë se gjysma e të dashuruarve thonë se shqetësimi për një refuzim të mundshëm i pengon ata të përkushtohen në një marrëdhënie të mundshme. Por, nëse tregoheni i/e ndjeshme me veten dhe duke vendosur veten si përparësi absolute, do e keni më të thjeshtë të dashuroheni sërish.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]