fbpx

5 ushqimet më të rrezikshme për kafshët shtëpiake

nga Revista Kosovarja

Ndonëse askush prej nesh nuk i reziston dot syve të një qeni kur na sheh teksa ne hamë, duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë ju japim. Ushqimet e mëposhtme kategorizohen si shumë të rrezikshme ndaj mbajini larg qenushit tuaj.

1.RRUSHI DHE STAFIDHET

Rrushi është një frut i ëmbël dhe shumë kafshë shtëpiake e pëlq ejnë. Ai gjendet në shumë ushqime të pjekura si buka, ëmbëlsirat dhe biskotat e ndryshme. Këto fruta shkaktojnë probleme serioze me veshkat te qentë e macet, ndonëse nuk është e thënë që të gjitha kafshët të reagojnë njësoj ndaj rrushit. Në veçanti duhet bërë kujdes me qentë. Nëse ata konsumojnë rrush ose stafi dhe duhen monitoruar me vëmendje dhe trajtuar me kujdes.

2.KAFEINA – KAFEJA, ÇAJI DHE SODAT

Kafeina gjendet kryesisht te kafeja, kokrrat e kafesë, çaji, soda, pijet energjike dhe pilulat dietike. Teobromina, një “kushërirë” e kafeinës, gjithashtu gjendet te çokollata. Kafshët shtëpiake janë më të ndjeshme ndaj efekteve të kafeinës, sesa njerëzit. Një ose dy lëpirje në fi lxhanin e kafesë, çajit apo sodës nuk kanë aq kafeinë sa të shkaktojnë helmim në shumë kafshë, por konsumimi i një sasie të konsiderueshme kokrrash kafeje, apo pilulash dietike mund të shkaktojnë vdekjen e qenve apo maceve të vogla.

3.ÇOKOLLATA DHE KAKAOJA

Çokollata në ngjyrë të errët është më e rrezikshmja. Sa më e errët të jetë, aq më shumë teobrominë përmban një çokollatë. Si përfundim, çokollata e errët, çokollatat gjysmë të ëmbla, ato me kakao dhe në ngjyrë kafe janë më të rrezikshme se çokollatat me qumësht. E bardha ka pak teobrominë dhe nuk shkakton helmim te kafshët nëse nuk është në doza të la rta. Kafshët që konsumojnë sasi të vogla çokollate ose biskotash, ka pak gjasa të helmohen dhe të tjera mund të kenë probleme me pankreasin, për shkak të sasisë së lartë të yndyrave që çokollata përmban.

4.KSILITOLI (ÇAMÇAKËZI)

Ksilitoli është një zëvendësues i njohur i sheqerit, të cilin e gjejmë shpesh te çamçakëzët pa sheqer, mentet, karamelet dhe ëmbëlsira të ndryshme. Gjithashtu mund ta gjejmë edhe në produkte për lënien e duhanit, si çamçakëzët me nikotinë. Ai lufton bakteret në gojë dhe mund ta gjejmë edhe në larësit o se shpëlarësit e gojës për kafshët. Ksilitoli mund të shkaktojë te qentë një rënie sheqeri, shpesh kërcënuese për jetën, si dhe dëme në mëlçi. Macet dhe njerëzit

5.QEPËT, HUDHRAT, QEPUJKAT DHE PRASI

Sasia e vogël e hudhrës që gjendet ndonjëherë në ilaçet e qenve nuk është e dëmshme për ta, por nëse një qen ose mace konsumon një sasi të konsiderueshme (një pjatë, p.sh) qepësh apo prasi, mund të helmohet. Edhe gëlltitja e një sasie të tillë me hudhra mund të bëhet e rrezik shme. Hudhra, që dikur konsiderohej si “ilaç shtëpie” për zhdukjen e pleshtave, është vërtetuar se nuk ka asnjë efekt të tillë. Këto perime mund të shkaktojnë shkatërrimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe si pasojë, edhe aneminë. Macet dhe qentë e races japoneze si akita, shiba, inu etj, janë me të ndjeshëm ndaj tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]