Viktima e 36 nga koronavirusi në Kosovë rezultoi të jetë një 52 vjeçar nga Rahoveci.
Për vdekjen e tij ka njoftuar Klinika Infektive e QKUK’së, duke bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm.
“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit. I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19”, thuhet në njoftim.
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë të diagnostikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive.