Gwyneth Paltrow postoi një video në TikTok duke u treguar ndjekësve të saj shtatë veshje që kishte veshur gjatë pushimeve të saj.
Midis tyre, spikaste një kostum banje i zi me një dekolte, transmeton Indeksonline.
Aktorja 53-vjeçare e postoi videon më 26 gusht. Në klipin e shkurtër, ajo pozon zbathur para një pasqyre me një kostum banje të zi, me flokët e lëshuar dhe të ndarë në mes.
Ajo shfaqi edhe disa pamje të tjera, duke përfshirë një fustan maxi të zi me jakë të rrumbullakët, një bluzë të zezë pa mëngë me një fund të bardhë të gjatë, një tuta të zezë dhe një pulovër të thurur me ngjyrë limoni me xhinse të shkurtra.
Ajo zgjodhi këngën “Friday I’m in Love” të The Cure si muzikë, duke e mbishkruar videon: “Shtatë ditë kombinime pushimesh”.
Më herët këtë muaj, më 14 gusht, Paltrow postoi një seri fotosh verore në Instagram. Në njërën prej tyre, ajo pozoi me rroba banje të zeza dhe syze dielli së bashku me vajzën e saj 22-vjeçare Apple Martin, e cila mbante veshur një bluzë bikini me vija të kuqe dhe të bardha. “Vera, deri tani gjithçka shkoi mirë”, shkroi ajo krahas postimit.
Paltrow ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Chris Martin, Apple 22-vjeçare dhe Moses 20-vjeçar.
View this post on Instagram
