Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

54 vjeçari gjendet pa shenja jete në Prizren, policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Prizrenit.

Mbi artikull

Lajmi për IndeksOnine e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 07:25, kur policia ka pranuar informacion se në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana, një person ishte gjetur i pajetë nga një fqinj.

Sipas tij, bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar me inicialet E.S., i cili jetonte vetëm me nënën e tij.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vijim kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për egzaminim.

Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]