Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

54 vjeçari nga Kamenica vdes si pasojë e infektimit me Covid 19

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati ka njoftuar se edhe një qytetar i kësaj komune ka vdekur mbrëmë nga Covid-19.

Mbi artikull

Kastrati ka shkruar në Facebook se i ndjeri ka qenë 54 vjeçar.

“Fatkeqësisht edhe një qytetar yni 54 vjeç mbrëmë ka humbur betejën me Covid-19 kurse kemi një (1) rast të ri të identifikuar me këtë virus dhe tre (3) të shëruar plotësisht”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka thënë se deri më tani në këtë komunë kanë humbur jetën 9 qytetarë nga koronavirusi.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nga ky virus, nëntë qytetarë nga komuna jonë kanë humbur jetën! Ju lutem kujdesuni maksimalisht për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje.Ngushëllime të sinqerta familjes! Bilanci me COVID-19 në komunën tonë: 114 raste të identifikuara;81 të shëruar plotësisht;24 raste aktive;9 të vdekur”, ka shkruar Kastrati./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]