Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

58 pacientë me koronavirus në Infektivë, një në gjendje kritike

nga Revista Kosovarja

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot, janë të hospitalizuar 78 raste, e prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 58 raste.

Mbi artikull

Siç thuhet në njoftim, në klinikën Infektive, QKUK, sot me 18/06/2020, gjinden të hospitalizuar 78 raste. Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 raste.

“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 të cilët trajtohen në Kliniken Infektive është si vijon: nga 58 raste të infektuar me Covid 19, 33 raste janë në gjendje stabile”.

24 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive; dy prej tyre në gjendje më të rëndë janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.

Moneytizer Paragrafi 4

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste; dy rastet me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa pacienti i tretë është në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

“Jemi në pritje te rezultateve për 20 raste”.

Sot lirohet 1 rast Covid pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]