Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

63-vjeçari futet fshehtas në ish-shkollën e tij për të marrë sendet që i ndaloi mësuesi 40 vjet më parë

nga Revista Kosovarja

Një ish-nxënës 63-vjeçar ka hyrë fshehtas në ish-shkollën e tij në veri të Japonisë për të marrë sendet që i kishte sekuestruar mësuesi më shumë se 40 më parë.

Mbi artikull

I moshuari realizoi misionin e pazakontë në bashkëpunim me të dashurën e tij 58 vjeçare, kur shkolla ishte e mbyllur për pushimet dimërore.

Ai tha më pas se shpresonte të gjente aty dhe informacionet e kontaktit të ish-mësuesit.

Dyshja kishin arritur të hynin në dhomën e mësuesve por ishin pikasur nga një punonjës që gjendej në shkollë dhe thërriti policinë për të raportuaar të huajt.

Moneytizer Paragrafi 4

Oficerët erdhën në vendngjarje dhe arrestuan dy personat për kalim të pronës private, shkruan rrjeti vendas SoraNews24.

Të dy ish-nxënësit e shkollës raportohej se ishin të intoksikuar me pije alkoolike në kohën e arrestimit.

Shkolla në fjalë gjendej në Mikasa, në perëndim të qyteetit fqinjë Iëamizawa, ku jetojnë çifti.

Përdoruesit e mediave sociale në Japoni shprehnin simpati të gjerë me shkelësit, duke thënë se historia u kujtonte shumë fëmijërinë e tyre.

Një prej tyre shkruante: “Kur isha i vogël një burrë i moshës së mesme hyri me forcë në klasë duke thënë se donte të ulej në ish-bankën e tij, nuk e di nëse ishte i pirë”.

Një tjetër shkruante: “Në shkollën tonë ka pasur vetëm një ribashkim mes nxënësve, por kur ndodhi unë u ula në tryezën time të vjetër të orës së anglishtes”.

“Jam i shokuar që mësuesit mund të sekuestronin sende nga nxënësit”, shkruante një tjetër duke u ankuar për rregullat e ashpra të shkollave japoneze.