Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

7 raste të reja me COVID-19 në veri

nga Revista Kosovarja

Shtatë raste të reja kanë rezultuar të infekutar me COVID-19 në veri të Republikës së Kosovës. Një gjë të tillë e ka konfirmuar epidemiologu Aleksander Antonijeviq sot.

Nga të infektuarit, 4 persona jetojnë në veri të Mitrovicës, 2 në Zveçan dhe një është nga Zubin Potoku, shkruan Radio Kontakt Plus, trasnmeton Gazeta Express.

Antonijeviq ndërkohë ka treguar se janë shëruar edhe 3 persona nga COVID-19.

Nga data 12 mars deri më 14 prill në veri të Kosovës janë testuar 514 njerëz.

Moneytizer Paragrafi 4

Numri total i të infektuarve në veri të Mitrovicës është 27 ( një ka vdekur dhe 3 janë shëruar), në Zveçan 15, Leposaviq 6 (një ka vdekur) dhe 9 nga Zubin Potoku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]