Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

70 persona nga Kroacia vendosen sonte në karantinë, në Qendrën e studentëve

nga Revista Kosovarja

70 kosovarë nga Kroacia sonte do të vendosen në izolim në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Mbi artikull

Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta.

Ata do të qëndrojnë në konvikt për 14 ditë, pastaj sipas vendimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisëë personat të cilët dalin negative në teste për koronavirus nga karantina do të duhet të nënshkruajnë edhe një deklaratë duke u betuar se do të vetizolohen edhe dy javë në tjera në shtëpitë e tyre.

Sfisha bëri të ditur se momentalisht në Qendrën e Studentëve janë rreth 350 persona të tjerë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë se drejtori i kësaj qendre ditë më parë ka thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë ndihmë nga Qeveria për të përballuar shpenzimet që iu duhen.

Të karantinuarit iu shërbehen tri vakte buke dhe gjërat e nevojshme higjienike nga kontratat e deritanishme të vet konvikteve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]