70 vjeçari nga Ferizaj, i cili vdiq sot është larguar nga Klinika Infektive me makinën e shërbimeve funerale.
I njëjti po trajtohej tash e sa ditë në këtë klinikë.
Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë.