fbpx

73 vjeçari gjendet i vdekur në Prizren, jetonte i vetëm

nga Revista Kosovarja

Një burrë i moshuar është gjetur sot pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Janina” në Prizren.

M.G, i moshës 73 vjeçare, sipas policisë ka qenë duke jetuar vetëm në shtëpinë e tij.

Lidhur me rastin kanë nisur edhe hetimet dhe rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku që ka qenë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Është njoftuar Prokurori Publik i Shtetit për rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]