Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

77-vjeçar shqiptar vritet me thikë nga komshiu i tij

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Poliçan ku një 77- vjeçar raportohet se është vrarë me thikë.

Mbi artikull

Viktima është identifikuar si Ramadan Çela, ndërsa autor i dyshuar i vrasjes është komshiu i tij H.Ç, 37 vjeç.

Policia ka vënë në pranga autorin.

“Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit” njofton policia.

Moneytizer Paragrafi 4

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]