fbpx

8 arsye pse martesat e dëshpëruara ja dalin të mbijetojnë

nga Revista Kosovarja

1. Financat

Ndoshta asnjëri prej të dyve nuk ka mjaftueshëm siguri financiare për të përballuar 2 shtëpi të ndara apo për të ndjekur të njëjtin stil jete që bën në çift. Ndoshta fëmijët janë duke u shkolluar dhe prindërit nuk e marrin guximin të divorcohen sepse vetëm ideja që ndarja mund të kërcënojë qëndrueshmërinë financiare të familjes, i tmerron.

2. Fëmijët

Fëmijët mund të mbajnë anën e njërit ose tjetrit. Mund të fajsojnë njërin prind më shumë se tjetrin ose mund të zgjedhin të shkëpusin kontaktet. Frika e ndryshimit të marrëdhënies me të vegjëlit, i bën të qëndrojnë edhe të palumtur në një raport.

3. Besimet fetare dhe turpi

Njerëzit që janë besimtarë të devotshëm e mendojnë si të ndaluar divorcin dhe besimi i tyre në shumë raste është më i fortë se problematikat në martesë.

4. Frika

Ka shumë lloje frikash që lindin në momentin që vendosni të ndaheni. Ajo nga e panjohura është e para. A mund t’ja dalësh si prind i vetëm? A ka shanse të të braktisin fëmijët në një moment të dytë? Të gjitha këto mendime dhe frikëra bëhen torturuese dhe shumë zgjedhin thjesht të qëndrojnë.

5. Faji

Ideja që do t’i vësh fëmijët para një ngjarjeje si divorci apo shpërndarja e fëmijëve të bën të ndihesh në faj. Prandaj shumë sakrifikojnë lumturinë vetjake për të mos ndjerë peshën e fajit.

6. Zakon

Çdo gjë në jetë bëhet zakon dhe një martesë e keqë s’bën përjashtim. Ti thjesht mësohesh dhe vetëm ideja e një ndryshimi të madh mund të të tremb.

7. Periudhat e mira

Jo të gjitha martesat problematike janë gjithë kohës të tilla. Ka periudha të mira në çift, kohë të lumtura dhe ngjarje të gëzuara që të bëjnë ta rimendosh ndarjen.

8. Shpresa që do të bëhet më mirë

Ti zgjohesh çdo ditë me mendimin se gjërat do të ndryshojnë dhe kjo të mbush dhe të jep fuqi për të bërë para- me shpresën që nesër do të jetë ndryshe.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]