Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

8 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

nga Revista Kosovarja

Në 24 orët e fundit në Kosovë tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, duke e çuar shifrën totale në 177.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 220 raste të reja, ndërsa 121 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.

Rastet pozitive vijnë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]