fbpx

8 vjeçari :Ushqehemi me bukë e shërbet

nga Revista Kosovarja

Këtë të premte (19 qershor) në rubrikën “Shqipëria pa filtra”, emisioni “BOOM” solli historinë e familjes Dërstila në Elbasan.

Në një dhomë të rrënuar në fshatin Dërstil jetojnë 5 anëtarët e familjes, çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijët e vegjël.

Kryefamiljari nuk dëgjon dhe nuk flet ndërsa nëna 3 fëmijëve lufton çdo ditë me varfërinë.

Nëna: Kam 3 fëmijë që po me vuajnë shumë për ushqim. Shtëpia mund të na zërë brenda , shikoni tavanin që po bie. Te ky krevat flemë gjumë 5 veta.

Gjendja në familjen Dërstila është shumë e vështirë, sa djali 8 vjeçar detyrohet të sigurojë ushqimin për familjen.

Ai tregon se mbledh kanaçe e më pas për t’i shitur, dhe lekët e fituara i sjellë në shtëpi.

Djali 8 vjeçar: Unë shkoj në shkollë dhe më pas mbledh kanoçe dhe i shes. Lekët që fitoj ia jap mamit për bukë. Fitoj 600 lekë të vjetra në ditë. Ndërsa për të ngrënë mami na jep bukë me shërbet. Atë e ha çdo ditë.

Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë familjen, emisioni “BOOM” vendosi në dispozicion një numër kontakti 0699734339

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]