Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

80 mjekë e infermierë në Gjilan sot iu nënshtruan testit për coronavirus

nga Revista Kosovarja

80 punonjës shëndetësor në spitalin Rajonal të Gjilanit sot janë testuar për Covid-19.

Mësohet se numri më i madh i të testuarve janë infermierë dhe mjekë.

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, për IndeksOnline ka thënë ky testim ka ardhur si kërkesë e personelit shëndetësor pas kontakteve të vazhdueshme me pacientë.

“Po janë marrë një numër i konsiderueshëm i mostrave në spitalin e Gjilanit, 80 punonjës shëndetësor. Nuk dyshohet se janë të infektuar me koronavirus por vetëm që të shihet gjendja e tyre shëndetësore pasi që kanë pasur kontakt të vazhdueshëm me pacientë. Kësaj mund t’i themi se është një kontrollë ose vetdëshirë e mjekve për t’u testuar”, ka thënë Ismajli.

Moneytizer Paragrafi 4

Nërkohë, gjatë ditës kryetari Lutfi Haziri në një konferencë për media ka thënë se 49 raste të shëruara plotësisht, 32 raste janë në vetizolim nën mbykëqyrjen e rregullt të emergjencave civile dhe ekipeve mjekësore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]