fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

87-vjeçarja nga Istogu jeton që 30 vjet e vetmuar

nga Revista Kosovarja
3 vjet më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Dita i shkon në mendime, e të vetmen mbrojtje e gjen tek perëndia. Vetmia e ka lodhur shumë, e kjo është fraza të cilën e përsërit më së shpeshti. Brenda katër mureve, e vetme për 30 vjet, shoqëri po i bëjnë vetëm pulat e një qen. E edhe për këta po kujdeset vet. Shtëpinë vështirë po e ngrohë ditëve të ftohta. Dimri i është bërë armik, e jeta po i bëhet çdo ditë e më e pamundur, nuk din kujt t’i drejtohet.

“Veç me perëndinë, nuk i kam hjek mendtë prej tij kurrë”.

30 vjet në vetmi, 87-vjeçaren nuk e “braktisi” vetëm Perëndia

Dita i shkon në mendime, e të vetmen mbrojtje e gjen tek perëndia. Vetmia e ka lodhur shumë, e kjo është fraza të cilën e përsërit më së shpeshti. Brenda katër mureve, e vetme për 30 vjet, shoqëri po i bëjnë vetëm pulat e një qen. E edhe për këta po kujdeset vet. Shtëpinë vështirë po e ngrohë ditëve të ftohta. Dimri i është bërë armik, e jeta po i bëhet çdo ditë e më e pamundur, nuk din kujt t’i drejtohet.

“Veç me perëndinë, nuk i kam hjek mendtë prej tij kurrë”.

30 vjet frikë, skamje, e lodhje nga mosha. Kjo është jeta e 87 vjeçares nga fshati Rakoshë e Istogut. Në jetë nuk pati gati askënd që të kujdeset për të. Po jeton krejt e vetme, e pensioni që merr nga shteti, mezi arrin shumën 90 euro.

Ato pak të ardhura vështirë i menaxhon. Nuk mund të blejë gati asgjë, e kur mbet pa ushqim, të vetmen dëshirë e ka që të arrijë të blejë barnat.

Zoje Haxhiaj/87 vjeçarja nga Istogu që jeton e vetme që 30 vjet

“Veç me perëndinë, nuk i kam hjek mendtë prej tij kurrë…Vetëm pasha Zotin qishtu moj motra jem, vetëm. Me halle, me derte. Komshia pasha Zotin e kam thy dorën qitash tash bëhet mot-mot asnjë nuk është ardh me ma qel derën. Shkova me ju qit pulave, ka erdha, u rrëzova e theva dorën”, rrëfen ajo.

Jeton në një dhomë, ku skutat janë mbuluar nga myku. Nënë Zoja të rralla i ka takimet me njerëz, ka harruar edhe kur për herën e fundit e kishte vizituar dikush në shtëpinë ku ajo po jeton që 20 vjet. Fytyrën ja kanë mbuluar rrudhat e pleqërisë, e derisa flet për jetën e saj të vështirë, nuk i pushojnë lotët.

“Paj vallahin po, një re e kunatit vjen kajher, më këqyr qitu, a po muj me bo bukën, se vallahin shumë herë kur të qet në tepsia diçka, ma bjen. Unë po i them mos ma bjerë. Shporetin e kam, dru jo. Vet nuk muj me i bajt, qishtu”, shton ndër të tjera ajo.

Ndonëse e ka lodhur shumë jeta, e moshuara nga Istogu çdo ditë ka nevojë për përkujdesje. Ishte ithtuar shumë me disa punëtorë, kur disa bamirës nga Istogu kishin mbledhur disa ndihma për t’ia rregulluar banjon.

“Vallahen nuk ma kanë hijdis mirë, ma kanë lon pa derë, ata punëtorët”, flet ajo.

Po duhet edhe t’i kufizojë nevojat e saj, pensioni që merr nga shteti, mezi arrin shumën 90 euro. Këto të ardhura më shumë po i shkojnë në barna. Nuk harron asnjëherë të përmend drutë për dimër, sepse thotë se po i frikësohet shumë ditëve të ftohta dimri.

“Në muaj unë i marr 90 euro, çka me bo me to. A me ble harq, a me ble barna. Barnat turlifare i kam qaty. Vallahi po duhet me i kursye, barnat vallah, barnat e shtrenjta. Gjakun e altë. Janë radhit do sene, po tash dertin për dru, rryma po nalet, që dje gjithë ditën u ndal, sot tre orë u nal, qitash u ardh”, shton nënë Zoja.

Tërë jetën e kishte kaluar në bjeshkë, thotë se jetën ia zgjati puna që e kishte bërë. Nuk i pushojnë lotët, kur tregon se si ia kishin “vjedhur” lopët e delet që po i mbante.

“Sa i kam pas delet e lopët dilsha në bjeshkë….po m’i vodhën. Edhe më kanë qit natën, i hetova. Veç e kam marrë një dërrasë qaty, e jam dal pas tyre deri qatje, kanë mujt edhe me më mbyt. Qishtu, çka me bo. Nuk po shoh mirë, si hije po më dukesh”, tregon ajo.

Ditët e ftohta të dimrit i janë bërë armik, derisa vështirë po arrin të sigurojë vetë drutë për të kaluar acarin. Jo rrallë herë kishte kërkuar ndihmë edhe nga komuna, por thotë se nuk do të shkojë më.

“Jam kanë në komunë, jam kanë parvjet për dru, është njëfarë Dauti. Shkova e bëra letrën poshtë në kat të parë, shkova në kat të tretë e hapa derën. Më tha hallë çfarë po don. Thash vallahin do dru unë, nuk kam dru, ih tha na keni tesh, u ktheva. Kesha me ato çikat thash nuk më pranoj, edhe i kesha. E tani nuk jam kanë mo. Ja që dy vjet nuk jam kanë mo në derë”, shton ajo.

Nuk kërkon shumë, hallin e vetëm 87 vjeçarja i ka drutë, për to mendon tërë verën. Madje edhe kjo është kërkesa e vetme.

Zojë Haxhiaj nga Rakoshi i Istogut kishte mbetur e vetme 30 vjet më parë, atëherë kur edhe i vdiq bashkëshorti. Vet kujdeset për gjithçka, përfshirë edhe ushqimin. E nuk rresht së përmenduri që ditët e dimra po afrohen, e ende nuk ka siguruar ngrohjen për këtë vit.

 


Etiketa: vetmia80 vjecarja

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Takimi me opozitën, Lajçaku: Ua shpjeguam pasojat e krizës dhe dëmtimin e reputacionit

58 minuta më parë
Aktuale

Escobar: Gjithmonë pranë popullit të Kosovës, por kjo s’do të thotë se jemi krah një individi

2 orë më parë
Aktuale

Rasti ‘Dehari: Ministrja Haxhiu obligohet t’i kthej në punë tre zyrtarët e lartë që i bëri “kurban”

3 orë më parë
Aktuale

Krasniqi: SHBA dhe BE e zhgënjyer me Qeverinë, kemi veç kriza të shkaktuara nga Kurti e Osmani

4 orë më parë
Aktuale

Escobar i jep ultimatum Kurtit: Të presim deri nesër

4 orë më parë
Aktuale

I vazhdohet mandati EULEX-it deri në vitin 2025

4 orë më parë
Postimi tjetër

Sa bukur po i rri ky fustan i verdhë Bleones

Sallamadia e Kuvendit të Kosovës

Modelja shqiptare e shton vapën me këto imazhe

TË FUNDIT

Sa e rëndësishme është të hani ngadalë?

18 minuta më parë

Nëse jetoni me ritmin e shpejtë të përditshmërisë dhe përpiqeni të arrini gjithçka gjatë ditës, ka shumë mundësi që të...

Arrestohet gazetari që shpërndante drogë për VIP-at

33 minuta më parë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre të rinj gjatë natës, të cilët shpërnanin lëndë narkotike në lokalet e...

Takimi me opozitën, Lajçaku: Ua shpjeguam pasojat e krizës dhe dëmtimin e reputacionit

58 minuta më parë

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, tha se bashkë me emisarin e ShBA-së për...

Amerika i ‘ndanë’ Kiarën dhe Luizin

1 orë më parë

Para pak ditësh Luiz Ejlli konfirmoi se së shpejti do të niset në një turne koncertesh në SHBA. I pyetur...

Ndërron jetë këngëtarja e famshme

1 orë më parë

Ka vdekur artistja e njohur, Astrud Gilberto, në moshën 83-vjeçare. Muzikantja është më e njohur për këngën “Girl From Ipanema”....

Cilët tinguj dhe ngjyra mund t’i shqetësojnë fëmijët me autizëm

2 orë më parë

Disa janë të ndjeshëm ndaj dritës së fortë, të tjerët nuk mund të durojnë disa aroma Fëmijët me forma të...

MË TË LEXUARAT

Sot Dita botërore pa duhan

A e dini kur duhet të përdorni krem trupi?

Shpat Kasapi i lodhur nga muzika, së shpejti aktor në Turqi

Zveçan: Sulmohet ekipi i RTV Dukagjinit, i dëmtohet vetura e dytë

Lazim Destani takohet me Ambasadorin e Kosovës në Emiratet Arabe, Xhabir Hamiti – Bisedojnë për këtë çështje me rëndësi

Dafina Zeqiri shkëlqen në fustan të bardhë

Luizi thyen edhe këtë rekord

A e dini arsyjet pse njerzit e kanë frikë martesës

Keisit nuk po i hiqet meraku për Kristin, ja çfarë bën ajo

Anna Oxa përjeton tmerrin në Romë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist