Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

9 punëtorë të KEK-ut shërohen nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se nëntë punëtorë të kësaj ndërmarrje të prekur me Covid-19, janë shëruar.

Mbi artikull

Përmes një komunikate për media KEK ka thënë se nga fillimi i këtij muaji deri më sot 13 punëtorë të prekur me koronavirus nëntë nga ta janë shëruar.

“Na lejoni të ju njoftojmë se nga fillimi i këtij muaji e deri me sot në KEK kemi pasur gjithsejtë trembëdhjetë (13) raste që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nëntë (9) janë shëruar. Në vetë izolim, kanë qenë njëqind e katër (104) punëtor, gjashtëdhjetë e katër (64) prej tyre e kanë përfunduar vetë izolimin prej 14 ditësh dhe janë ftuar që të rifillojnë punën pasi që nuk kanë simptome të infektimit me virus”, thuhet në njoftim.

KEK po ashtu ka vendosur të rikthejë orarin e punës në 12 orë për të shmangur lëvizjen e punëtorëve.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në vazhdën e masave mbrojtëse dhe në respektim të rekomandimeve nga IKSHPK-ja, Komiteti i sigurisë dhe KE pas analizimit të situatës ka vendosur të rikthej orarin e punës në 12 orë, hap ky që ka shmangur në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës”, thuhet tutje. /Reporteri/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]