Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

9 shkurti, data e zgjedhjeve të reja

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar dekretin për caktimin dhe shpalljen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Mbi artikull

9 shkurti i vitit 2025 është caktuar si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë dekret dhe legjislacionin në fuqi”, thuhej në dekretin e presidentes.

Presidentja Osmani më 31 korrik kishte ftuar liderët e partive politike për të diskutuar rreth kohës së mbajtjes së zgjedhjeve. Në këtë takim nuk kishte shkuar kryeministri Albin Kurti.

Moneytizer Paragrafi 4

Në këtë takim opozita kishte propozuar që zgjedhjet të mbahen më 26 janar të vitit 2025, ndërkaq, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar 2 shkurtin si datë të zgjedhjeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]