Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

90 % e të infektuarve me COVID nuk i kanë 3 simptomat kryesore

nga Revista Kosovarja

Përafërsisht 90% e pacientëve me COVID-19 nuk i kanë të shfaqura 3 nga simptomat kryesore të sëmundjes kur testohen, shkruan Dailymail.

Mbi artikull

Hulumtuesit analizuan informacione të 36.000 vullnetarëve, të cilët ishin testuar për praninë e koronavirusit nga prilli deri në qershor. Në mesin e 115 personave, që kishin rezultuar pozitivë, vetëm 16 prej tyre kishin shfaqur simptoma si temperature, kollitja apo humbje të shijes.

Nga ana tjetër, 158 pjesëmarrës që kishin përjetuar një nga këto tri simptoma, kur ishin testuar kanë rezultuar negativë. Ky studim shënon edhe një evidencë tjetër, që tregon se mijëra njerëz që përjetojnë simptoma të ngjashme me koronavirusin, duhet të testohen në mënyrë që ta konfirmojnë atë, dhe jo të mbështeten në shenja.

Studimi i bërë nga Universiteti i Londrës, sugjeron që së paku 70% e rasteve me Covid-19 janë asimptomatikë. Kjo tregon se politika e testimit vetëm të personat, që shfaqin shenja është e gabuar dhe numri i të infektuarve nuk mund të jetë i saktë.

Moneytizer Paragrafi 4

Studimi i publikuar në revistën “Clinical Epidemiology” thekson edhe një herë rëndësinë e testimit masiv në mënyrë që të zvogëlojnë numrin e infeksioneve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]