fbpx

Nora Istrefi i ka disa fjalë për Jehona Sopin

nga Revista Kosovarja

Nora Istrefi dhe Jehona Sopi kanë të dyja një marrëdhënie të shkëlqyer si kolege. Përtej raporteve profesionale, ato ruajnë një miqësi të madhe prej vitesh dhe këtë na e kanë dëshmuar shpeshherë.

Edhe ditën e sotme, Nora i ka dedikuar disa fjalë zemre mikes së saj me rastin e ditëlindjes. Jehona feston sot 40-vjetorin e lindjes dhe këngëtarja i ka bërë një dedikim që me siguri do emocionte çdokënd që do merrte një urim të tillë.

“Një grua fisnike, një artiste e shkëlqyer dhe nënë tejet e përkushtuar. Je thjesht inspirim. Gëzuar ditëlindjen Jenkirush! Të dua!”, ka shkruar Nora në postimin kushtuar Jehonës.

Jehona Sopi është disi e tëhequr nga jeta publike dhe vetëm pak kohë më parë ajo ju bashkua rrjetit social, Instagram. Në shkurt të këtij viti artistja u rikthye në muzikë pas një mungese 1-vjeçare me këngën “Jena dashtë” që e solli me videoklip.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]