fbpx

Vdes gruaja nga Ferizaj, raportohet se u rrëzua në oborr

nga Revista Kosovarja

Një grua nga Ferizaj ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë kur ishte rrëzuar në oborrin e saj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se e njëjta dyshohet se se ishte rrëzuar në oborrin e saj dhe kishte pësuar lëndime trupore.

“Është raportuar se viktima femër kosovare nga familjarët ishte sjellë në QKUK për trajtim mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se ishte rrëzuar në oborrin e saj dhe kishte pësuar lëndime trupore. E njëjta është konfirmuar se me 17.04.2020 ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]