Larg angazhimeve profesionale, Loredana kohën e lirë preferon të ia dedikoj vajzës së saj, Hana.
Edhe këtë vikend, reperja e njohur shqiptare ka nisur ditën me disa fotografi të ëmbël pranë të bijës së vetëm.
Nënë e bijë kanë pozuar në disa imazhe para pasqyrës, teksa Hana i dhuron përqafim Loredanës e cila shihet e veshur sportive, por me shumë stil.
Ndërsa, Loredana ka qenë mjaft aktive edhe me projekte muzikore, kënga e saj e fundit “”Tut mir nicht leid” u lansuar vetëm pak ditë më parë.
Ndryshe, Loredana dhe ish partneri i saj Mozzik së fundi kanë ngjallur dyshime se janë ribashkuar, por që të dy kanë preferuar të heshtin rreth këtyre thashethemeve.