fbpx

Koronavirusi i shkaktoi infeksion, aktorit kanadez i pritet këmba

nga Revista Kosovarja

Bashkëshortja e aktorit të njohur kanadez, Nick Cordero ka njoftuar se 41-vjeçari ka humbur këmbën për shkak të Koronavirusit.

Nick prej 3 javësh është duke luftuar me këtë virus në repartin e terapisë intensive në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles.

Pasoja e infeksionit të shkaktuar nga Covid-19 ishte mpiksje e gjakut në këmbën e majtë duke i provokuar probleme me qarkullimin e gjakut si dhe me tensionin.

Ndërhyrja e menjëherëshme për të parandaluar hemorragjinë fatkeqësisht nuk arriti ta përmirësojë gjendjen e tij duke detyruar mjekët që t’i presin këmbën.

Bashkëshortja e tij Amanda Kloots shtoi në postimin e saj në Instagram se kjo ndëryrje nuk i’a rrezikoi jetën, ai e përballoi me sukses operacionin edhe pse është dobësuar shumë fizikisht.

Nick Cordero ka luajtur në shfaqje të rëndësishme në Broadway dhe është nominuar për Tony Awards.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]