fbpx

Gazetarja e bën hor kryetarin e komunës pasi ai i doli në intervistë pa pantolla

nga Revista Kosovarja

Kryetari i qytetit belg Antwerpen, Bart De Wever, filloi vitin e ri me një skandal.

Bart De Weveri, që është udhëheqësi i Aleancës së Re Flamane separatiste dhe një nga politikanët më të fuqishëm në Belgjikë ka dhënë një intervistë për Radion 2 të Belgjikës, duke u shfaqur në këmishë, por që gazetarja i zbuloi një detaj të turpshëm.

Politikani nuk kishte veshur fare pantollona, gjë të cilën e zbuloi gazetarja.

“Ju keni veshur një këmishë shumë të bukur, ju me siguri e keni zgjedhur atë posaçërisht për ne. Por nën këmishë, a jeni me të brendshme?”, ishte pyetja që ia bëri gazetarja kryetarit të Antwerpenit.

“Si e vutë re këtë? Fillova vitin me këtë moment të turpshëm që nuk do ta harroj për një kohë të gjatë”, ka qenë përgjigjja e De Weverit. Gjatë intervistës, De Weveri ishte ulur para pasqyrës, ku edhe u zbulua skandali

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]